LAJMI I FUNDIT:

Kina ndërton ‘diellin artificial’ që arrin temperaturë prej 180 milionë gradëve, në përpjekje të krijojë energji të lirë pa limit (Foto)

Kina ndërton ‘diellin artificial’ që arrin temperaturë prej 180 milionë gradëve, në përpjekje të krijojë energji të lirë pa limit (Foto)

Është ndërtuar në Kinë ‘dielli artificial’ që lëshon nxehtësi gjashtë herë më të madhe, se sa korja e yllit më të afërt me ne.

Reaktori modern është projektuar që të kopjojë mënyrën e funksionimit të diellit, si pjesë e një projekti për të kthyer hidrogjenin në energji të gjelbër me kosto efektive, transmeton Telegrafi.


Makineria arriti moment historik këtë javë, duke arritur për herë të parë temperaturën prej 180 milionë gradëve Celsius, që besohet të jetë pika kur edhe ndodhë bashkimi bërthamor.

Pjesë e makinerisë që krijon energjinë e lart

Shkencëtarët në mbarë botën, janë përfshirë në garën për të ndërtuar reaktorin e parë operacional, të fuzionit bërthamor. Synimi kryesor është krijimi i një burimi me energji të pastër dhe të pakufizuar, që do ishte zgjidhja për ndryshimet e pafundme klimatike.

Hulumtuesit e Institutit të Shkencave Fizike Hefei në Kinë, deklaruan më parë se arritën që me këtë makineri, të arrijnë temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius.

Gjë që mjafton për ta nxitur grimcat e deuteriumit dhe tritiumit, që të aktivizohen dhe shpërthejnë në energjinë e fuqishme.

Ky proces ofron energji pa limit dhe shumë të lirë, është shumë e sigurt në përdorim, duke mos lënë aspak mbetje të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Sot jo, por dje...

Sot jo, por dje...

Kalo në kategori