LAJMI I FUNDIT:

Nga kabineti i kryeministrit Orban sqarojnë situatën me Gruevskin

Nga kabineti i kryeministrit Orban sqarojnë situatën me Gruevskin

Kumtesë zyrtare dërguan nga kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ku konfirmohet se Gruevski ka kërkuar azil dhe se procedura vijon. Ata theksojnë se Maqedoni është partner strategjik i Hungarisë dhe bashkëpunimi i mirë është themel i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit dhe sigurisë së Evropës.

“Nikolla Gruevski kërkoi azil nga organet kompetente në Hungari. Ish-kryeministri i Maqedonisë dha deklaratë në emër të tij për të paraqitur kërkesë për statusin e refugjatit në Hungari”, kumtojnë nga kabiniet i kryeministrit hungarez, Orban, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çfarë shkruajnë mediat rajonale për arratisjen e Gruevskit?
Lexo po ashtu Çfarë shkruajnë mediat rajonale për arratisjen e Gruevskit?

Ai ishte kryeministër, thuhet në  kumtesën e kabinetit të kryeministrit Orban, i shtetit të tij për dhjetë vite, për arsye sigurie autoritetet hungareze i lejuan Gruevskit të kërkojë azil, dhe e njëjta është dërguar në zyrën për emigrim dhe azil në Budapest. Zyra për emigrim dhe azil do ta zbatojë procedurën për azil në përputhje me të drejtën hungareze dhe ndërkombëtare.


“Në përputhje me ligjin hungarez, autoritetet hungareze nuk do të japin informata shtesë lidhur me procedurën për azil”, thuhet mes tjerash në kumtesën e kabinetit të orbanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori