LAJMI I FUNDIT:

Artan Grubi: BDI nuk ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Artan Grubi: BDI nuk ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp tha se BDI dhe funksionarët e tyre nuk kanë pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari.

Ai këto pohime i quajti shpifje dhe tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“BDI dhe asnjë funksionar i saj nuk ka lidhje me procesin gjyqësor ndaj Gruevskit dhe aq më pak lidhje me ikjen e tij në Hungari. Pohimet se kemi lidhje me arratisjen e Gruevskit janë shpifje të rënda, që dalin nga një mendje e sëmurë”, tha mes tjerash Grubi.


Në lidhje me informacionet e djeshme të cilat u publikuan në Gjykatën Penale në seancën për ngjarjet e 27 prillit, se një person nga BDI ka informuar Gruevskin për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, ai tha se ai nuk beson se ai person mund të jetë deputet dhe shtoi se informacionin se Talat Xhaferi do të zgjedhjet kryetar e ka njoftuar edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencë.

Ndërsa sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë, ai tha se ai është edhe politik dhe kërkoi që të reformohet Enti Shtetëror për Statistika, ndërsa më pas të ketë regjistrim të popullsisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori