Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit, evidentoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të Tranzicionit 2019.
Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullsisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar.
Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.
Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010.
Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.
Të pesë vendet me përqindjet më të mëdha të njerëzve që raportojnë se duan të emigrojnë jashtë vendit janë të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, me Liberinë që kryeson listën në 14 për qind. Shqipëria renditet e gjashta në botë, me pothuajse 10 për qind të të anketuarve në atë vend duke treguar një qëllim për të emigruar brenda vitit.
Ndërkaq, normat me më shumë se 5 për qind vërehen në Armeni, Kosovë, Maqedoni. Në të njëjtën kohë, këto ekonomi tashmë kanë një numër të madh të emigrantësh.
Rusia dhe Ukraina janë dy nga 10 ekonomitë më të mëdha të origjinës në aspektin e numrit absolut të emigrantëve, ndërsa në raport me popullsisë janë Bosnja dhe Shqipëria në Europë.
Gaza ka shkallën më të lartë të emigrimit në rajonet e BERZH-it (dhe 10-të më të lartat në botë) si përqindje e popullsisë së përgjithshme, me 3.8 milionë emigrantë që janë sa 82 për qind të popullsisë së mbetur lokale.
Destinacionet kryesore për migrantët që lënë ekonomitë në rajonet e BERZH janë Rusia, Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kazakistani.
Pothuajse 98 për qind e emigrantëve që jetojnë në Rusi vijnë nga rajonet e BERZH-it, me më shumë se 6 milion që vijnë nga Evropa Lindore dhe Kaukazi (EEC) dhe pothuajse 5 milion që vijnë nga Azia Qendrore. Ndërsa 9 milionë emigrantë të tjerë jetojnë jashtë rajoneve të BERZH, kryesisht në vendet e Evropës. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A