LAJMI I FUNDIT:

Si u bë që Gruevski në vend të burgut përfundoi në Budapest

Si u bë që Gruevski në vend të burgut përfundoi në Budapest

Premtonte se nuk do të ikë, kërkoi ta burgosin në këmbim për të gjithë të akuzuarit të tjerë, paralajmëronte fitore në zgjedhje.. në fund, ai iku.

Pesë ditë me radhë parashtrohej pyetja se ku ndodhet Nikolla Gruevski. Përgjigjja erdhi sot pasdite. Ai është në Budapest dhe kërkon azil politik. Ende duhet përcaktuar se si arriti Gruevski pa asnjë dokument udhëtimi në Hungari, kush e ndihmoi atë dhe pse.

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

8 nëntori ishte dita kur ai duhej të paraqitej në burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tanku”. Ai përdori të gjitha mjetet juridike për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të nesërmen, të premten, Këshilli Penal refuzoi ankesat dhe kështu u rraskapitën edhe mundësitë e fundit ligjore për të mos përfunduar në burg. Në të njëjtën kohë, Gruevski shkëputet nga rrjetet Viber dhe What’s Up, duke lënë telefonin lëshuar por duke mos ju përgjigjur thirrjeve.

Gjykata po të njëjtën ditë dërgon shërbimet e saja që t’ia japin vendimin dhe me këtë të plotësohet kushtin e fundit para ekzekutimit të dënimit. Por në adresën e tij nuk përgjigje askush. Ekipet e gazetarëve me orë të tëra e pritën Gruevskin para burgut por ai nuk u paraqit.

Janakieski: E dënoj fuqishëm ikjen e Gruevskit
Lexo po ashtu Janakieski: E dënoj fuqishëm ikjen e Gruevskit

Gjatë fundjavës gjykata dhe shërbimet e gjykatës nuk punojnë.Por kjo s’do të thotë se nuk punon Gruevski, ndërsa publiku ishte i preokupuar me hetimin për lëndën “Perandoria” dhe paraburgimin e Jordan Kamçev.

Mbrëmë shërbimet e gjykatës përsëri erdhën në adresën e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së por pa sukses, dera ishte e mbyllur.

në ora 16:32 gjykata e njoftoi policinë dhe kërkoi asistencë për gjetjen e tij dhe çuarjen e tij në burg. Policët gjithashtu shkojnë te dera e Nikolla Gruevskit por pa sukses. Kontrollet e automjeteve dhe kontrollet rreth selisë së partisë së tij nuk prodhuan asgjë, ndërsa këtë veprim, opozita maqedonase e quajti shkelje të demokracisë.

Dilema rreth vendndodhjes së tij u zhduk që kur Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Facebook shkroi se ai gjendet në Budapest dhe se po kërkon azil politik.

Pesë orë më pastaj, MPB-ja konfirmoi vërtetësinë e informacionit që Gruevski e deklaroi.

Janeva: Për “Titanik” kërkuam paraburgim për Gruevskin, por Gjykata Penale refuzoi kërkesën
Lexo po ashtu Janeva: Për “Titanik” kërkuam paraburgim për Gruevskin, por Gjykata Penale refuzoi kërkesën

Përsëri, një ish-kryeministër, tani për tani, nuk do të mbarojë pas hekurave për shkak të korrupsionit.

Si ndodhi arratisja e tij? A mundej të ndalohej? Përse institucionet lejuan arratisjen e tij? Opinioni i Maqedonisë pret përgjigje ndaj këtyre pyetjeve.

Fletarrest ndërkombëtar për Gurevskin (Foto)
Lexo po ashtu Fletarrest ndërkombëtar për Gurevskin (Foto)

Minstri Spasovski dhe kryetari i Gjykatës e çojnë fajin te njëri tjetri ndërsa organet e Maqedonisë i pret një luftë e madhe me kolegët e tyre nga Hungaria rreth kërkesës për ekstradim. Çfarë dihet është se Budapesti zyrtar do të vendos në fillim për kërkesën për azil dhe më pastaj do të vendoset për ekstradimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori