Që nga viti 2014 deri me datën 6 të këtij muaji dyshohet se drejtori i Qendrës Familjare të Shëndetësisë në Novobërdë, Rrahim Veliu dhe laboranti i Mjekësisë në këtë qendër, kanë asgjësuar në formë ilegale barna me afat të skaduar dhe me përmbajtje narkotike, në një furrë që gjendet në oborrin e QKMF-së, e cila nuk është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Personat e lartpërmendur janë përgjigjur edhe para Gjykatës Themelore në Gjilan, për të cilët është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë tha për KALLXO.com se këtë parregullsi e kanë hasur Inspektorët Farmaceutikë gjatë inspektimit të kësaj qendre.
“Me datë 19.09.2018 gjatë inspektimit të praktikës së mirë farmaceutike, të planifikuar më parë), Inspektoret farmaceutikë të rastit kanë hasur në parregullsi të shumta lidhur me menaxhimin e produkteve medicinale me afat te skaduar dhe të papërdorshme dhe sipas kryeteknikut të QKMF Novobërdë, produktet me afat të skaduar dhe të papërdorshme janë shkatërruar pa asnjë procedurë si dhe pa e informuar asnjë institucion përgjegjës, në inserator (furrë) e cila gjendet në oborrin e kësaj qendre, produktet medicinale”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Kallxo.com.
Po ashtu ministria ka sqaruar se për rastin në fjalë nuk kanë pasur informacione paraprake, por e kanë zbuluar rastin “aty për aty”.
“Aty për aty, si masë preventive përmes procesverbalit përgjegjësi i shërbimit të barnatores në QKMF është urdhëruar që të mos asgjësoj asnjë produkt medicinal. Të gjitha produktet dhe Pajisjet Mjekësore “Të papërdorshme” (me afat të skaduar apo ndonjë arsye tjetër) të mos asgjësohen, por të evidentohen në regjistër dhe të ruhen në një vend të posaçëm dhe sipër tyre të hidhet mbishkrimi të papërdorshme. Po të njëjtën ditë përmes postës elektronike janë informuar Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion të Kosovës (nivelin Qendror) si dhe Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Kundër Trafikimit me Narkotikë pasi që në barnat e shkatërruara(asgjësuar) kishte pasur dhe barna narkotike”, është thënë në sqarimin e ministrisë për Kallxo.com.
Gazta ka skuar në vendin e ngjarjes ku është filmuar furra ku janë asgjësuar barnat, por Qendra e Mjekësisë Familjare ishte e mbyllur dhe nuk ka mundur të marrë më shumë informata.
Po ashtu ishte lëshuar një njoftim se QKMF nuk do të punojë për një kohë pasi nuk gjendet në QKMF drejtori, Rrahim Veliu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi