LAJMI I FUNDIT:

Juventusit beson që një ndeshje e Serie A duhet të zhvillohet jashtë vendit që kampionati të bëhet më i famshëm

Juventusit beson që një ndeshje e Serie A duhet të zhvillohet jashtë vendit që kampionati të bëhet më i famshëm
Juventus (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zyrtari kryesor i të ardhurave te Juventusi, Giorgio Ricci, ka thënë se Serie A duhet të ndjekë La Ligën, duke e luajtur një nga ndeshjet e saj jashtë vendit për të sjell më shumë tifozë.   

La Liga ka menduar që ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas ta zhvillojë në Miami më 26 janar, por kjo kishte ngjallur reagime.


Megjithatë, Juventusi beson që Serie A duhet ta miratojë një qasje të ngjashme.

Juventus (Foto: Getty Images)

“Për ta bërë kampionatin më global është me të vërtetë e rëndësishme”.

“Eksportimi i njërës prej 38 ndeshjeve është një opsion i mirë. Nëse shikojmë disa liga të tjera më të zhvilluara në aspektin e strategjisë komerciale; NBA dhe NFL, ata janë duke eksportuar një ose dy nga ndeshjet e tyre jashtë vendit, në Britani të Madhe apo në vende të tjera në Evropë”.

“Unë mendoj se kjo është një strategji e mirë. Kjo është një mënyrë për të eksportuar diçka që nuk është një ekspozitë”.

Zyrtari kryesor i të ardhurave Ricci gjithashtu shpjegoi se sa i rëndësishëm është transferimi i Juventusit nga Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro.

“I gjithë operacioni i Ronaldos përfaqësonte aktivitetin e parë që ndahej nga faza e parë e operacionit, nevojat sportive dhe nevojat e biznesit të klubit”.

“Është unike në futboll, sepse kombinon një plan zhvillimi dhe një kthim në plan, si në dhe jashtë fushës”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori