Pavarësisht se Lista Serbe ka ofruar dhjetë vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, as kjo për momentin nuk po i kryen punë opozitës.
Lidhja Demokratike e Kosovës thoshte se i duhen edhe 3-4 vota për ta rrëzuar Qeverinë, por me shprehjen e gatishmërisë të Listës Serbe të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, partitë opozitare janë tërhequr.
Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta përkrahin rrëzimin e qeverisë me votat e Listës Serbe.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bashkëpunuar me Listën Serbe as kur është formuar kjo qeveri, e nuk bashkëpunon as për të rrëzuar këtë qeveri”, thotë Rexhep Selimi, raporton RTV Dukagjini.
Partia Socialdemokrate dhe Alternativa nuk kanë ende qëndrime zyrtare për këtë temë, por thonë se shumë shpejtë do t’i mbajnë mbledhjet e partive dhe do të vendosin nëse do t’i bashkohen LDK-së dhe Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë, përcjell Telegrafi,
Ndryshe mendon kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili thotë se është i gatshëm të shkurtoi mandatin e kësaj qeverie edhe me votat e Listës Serbe.
Këtë tërheqje të opozitës, Rasim Alija nga D4D, e sheh si të arsyeshme, pasi siç thotë ai, rrëzimi i qeverisë me votat e listës serbe dhe arsyeja pse kjo e fundit po e përkrah mocionin, do të përçonte një mesazh të keq tek publiku.
“Në rastin ku jemi, mekanizmi i vetëm i partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë, janë votat e Listës Serbe. Por, subjektet e shohin që mesazhi i përçuar tek elektorati i tyre është jo i mirë, në kuptimin që votat e Listës Serbe vijnë pikërisht pas vendosjes së taksës për produktet serbe”, deklaroi Rasim Alija nga organizata “D4D”.
Për shkak të taksës prej 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia, Lista Serbe ka ofruar dhjetë votat e saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025