Kryeministri Ramush Haradinaj duket se nuk po shqetësohet shumë nga paralajmërimi i Listës Serbe se do ta rrëzojë Qeverinë, shkaku i aplikimit të taksës për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja. Madje, kryeministri përsëriti se taksa mund të rritet. Ndërsa, nga shoqëria civile thonë se rrëzimi i Qeverisë për shkak të kësaj çështjeje nuk do të ishte veprimi i duhur politik.
Pas kërcënimit për rrëzimin e Qeverisë nga Lista Serbe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e determinojnë politikën që ndjek ky subjekt. Për taksën, që u bë shkak që Lista serbe të mbaj këtë pozicion, kryeministri edhe një herë tha se mund të rritet.
“Sa i përket qëndrimit të partnerit tonë në qeveri, është qëndrim i tyre dhe vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë… Taksa ndaj produkteve serbe edhe mund të rritet”, deklaroi Haradinaj.
Kurse për njohësit e çështjeve politike në vend gatishmëria e Listës Serbe për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, po shihet si i pavend.
Rasim Alija nga D4D, shprehet se sa herë që janë në pyetje interesat e Beogradit ky subjekt i ofron nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.
“Lista Serbe është e gatshme kurdoherë për nënshkrime të tilla, në momentin kur asaj i konvenon të mbrojë qëndrimet e Beogradit”, deklaroi Rasim Alija.
Mirëpo, ai thotë se është në gatishmërinë e subjekteve të tjera parlamentare nëse janë në pajtueshmëri për rrëzimin e qeverisë. Ai në këtë, përmend edhe rolin e ndërkombëtarëve.
“Mundësi për zgjedhje të reja gjithmonë ka, mirëpo është krejt varet nga qëndrimet e subjekteve politike. Është i rëndësishëm edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve sa i përket zgjedhjeve të reja”, deklaroi Alija nga organizata “D4D”.
Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus” thotë se rrëzimi i qeverisë për shkak të kësaj tarife nuk është vendim i mirë.
“Mendoj që rrëzimi i Qeverisë për shkak të vendosjes së një tarife ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk është vendim i mirë, sepse këto dy vende nuk e kanë ndihmuar asnjëherë shtetin e Kosovës por vetëm e kanë penguar”, thotë Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus”.
Ndryshe, opozita është shprehur e ndarë, rreth mundësisë që bashkë me Listën Serbe, ta rrëzojnë qeverinë.
Sipas LDK-së nëse qeveria është formuar me këtë listë, pse të mos rrëzohet. Ndërsa, Vetëvendosje nuk e do ndihmën e tyre./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025