LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 19 nëntor, sot dëshmuan ekspertë të MPB-së

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 19 nëntor, sot dëshmuan ekspertë të MPB-së

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 19 nëntor. Në seancën e sotme dëshmuan tre persona ekspertë nga MPB, të cilët kanë krye analiza dhe hetime në disa makina.

Për rastin “Monstra” në procedurë paraprake, lëndë e analizës kanë qenë automjetet “Opel Omega”, “Golf 3”, “Peugeot 306” dhe “Mazda 626”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eksperti i cili ka punuar në analizat për identitetin e makinave përmes sistemit evropian për regjistrimin e makinave, tha se numri identifikues i makinës përmban 17 numra, përmes të cilëve makina “Opel Omega” dallon nga makinat tjera të tipit të njëjtë.


Ndërsa në lidhje me makinat tjera “Peugeot 306”, “Volkswagen” dhe “Mazda 626”, eksperti tha ata kanë qenë me identitet origjinal dhe targa regjistrimi.

Në pyetjen prej Gjykatës, personi ekspert tha se mbetet me deklaratën e dhënë para gjykatësit hetues të lëndës paraprake.

Kryetari i këshillit gjyqësor, Ognen Stavrev, në fillim informoi se akoma nuk ka përgjigje për kërkesat për ekstradimin e dy prej të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë në arrati në Kosovë. Të gjithë të akuzuarit e tjerë ishin të pranishëm në sallën e gjykatës.

Përfaqësues të aktakuzës nga Prokuroria Publike Speciale janë prokurorët, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi nga fillimi dhe ende gjendet në procedurën e dëshmive. Familjarët e të vrarëve në seancën e kaluar kanë reaguar mbi tempin me të cilën zhvillohet rasti, ndërsa prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar nga gjykata të caktohen më shumë seanca përnjëherë.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori