Gjatë qëndrimit dy ditor në Republikën Franceze, ku ishte i ftuar nga autoritetet më të larta të shtetit francez, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka zhvilluar disa takime.
Sipas një njoftimi, gjatë qëndrimit atje, Behgjet Pacolli ka zhvilluar takime, duke përfshirë atë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga më shumë se 50 shtete të botës.
“Në ceremoni, gjatë drekës dhe në margjina të kësaj ngjarje kisha mundësi të takohem me shumë homologë të mi e liderë botërorë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Pompeo, të cilin e ftova për vizitë dhe i cili e shprehu gatishmërinë që të vijë në Kosovë”, është shprehur kryediplomati kosovar Pacolli.
“Paqja dhe Siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie. Ky është përcaktimi ynë primar dhe në funksion të kësaj është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtarë i Interpol-it dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë numri dy i Qeverisë.
“Kjo fundjavë e shënoi një sukses të jashtëzakonshëm të diplomacisë sonë dhe jam i lumtur që këtë sukses do ta vazhdojë me energji maksimale i koncentruar tash në sfidën e radhës, në Interpol”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Klinë: Nuk e kryej mandatin pa pasur çerdhe për çdo fëmijë të Kosovës
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit
Mickoski: Së shpejti do të fillojmë procedurën për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve