LAJMI I FUNDIT:

Opozita shqiptare kërkon që Maqedonia të kujdeset për diasporën (Video)

Opozita shqiptare kërkon që Maqedonia të kujdeset për diasporën (Video)

Opozita shqiptare kërkon që Maqedonia të me Kushtetutë të kujdesët për shqiptarët në diasporë. Në kuadër të amendamentit 36 për ndryshimin e neni 49 në Kushtetutë, partitë opozitare kërkojnë që në paragrafët 1 dhe 3 të garantohet kujdesi i shtetit ndaj diasporës shqiptare dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Po flas për shqiptar, shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë. Kemi komunitete të fuqishme dhe prandaj këtu ka nevojë për formulime të reja me të cilët do të garantohet e drejta jonë, jo vetëm kur jetojmë dhe punojmë jashtë si shtetas, por edhe e drejta ime si shqiptar pra komunitet etnik brenda kësaj shoqërie”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa


“Kush do t’i mbrojë vlerat kulturore dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë? Edhe shqiptarët këtu kanë momente të rëndësishme të historisë së tyre. Mos t’i përmend të gjitha por këtu në këto troje është mbajtur Kongresi për unifikimin e alfabetit modern të shqiptarëve, pra në Manastir”, theksoi Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së

Kujdesi ndaj diasporës, për kryeministrin Zoran Zaev është i pranueshëm dhe vlen të konsultohen ekspertët, ndërsa përcaktimi i etnive në paragrafin për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike, sipas të parit të ekzekutivit i humb vlerën kujdesit kushtetues.

“Për kujdesin e identitetit maqedonas brenda vendit kemi garanci për kujdesin ndaj identitetit shqiptar, serb, turk, vlleh, romë, boshnjak dhe gjithë tjerët. Me shtimin e nenit për kujdesin ndaj identitetit shqiptar, serb, romë dhe etnive tjera me të vërtetë i humbim kuptimin nenit dhe deri këtu besoj se duhet të kuptohemi”, tha Zoran Zaev, Kryeministër

Opozita shqiptare kërkon që në paragrafin e parë të nenit 49 të kushtetutës të thuhet: “Republika i mbron, garanton dhe kushton kujdes trashëgimisë historike dhe kulturore të popullit maqedonas dhe popujve që i përkasin bashkësive etnike si: shqiptar, turq, romë, serb, boshnjak, vlleh etj”.

Në paragrafin tre, opozita shqiptare kërkon që të thuhet qartë se: “Republika kujdeset për pjesëtarët e popullit maqedonas dhe popujve që i përkasin bashkësive etnike në Maqedoni e që jetojnë në diasporë si: shqiptar, turq, romë, serb, boshnjak, vlleh etj”.

Në shqyrtimin e draft-amendamentit të fundit, deputetët e BDI-së nuk kishin vërejtje për kujdesin ndaj diasporës dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve në Maqedoni./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori