LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk do ta harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin Britanisë dhe ushtarëve të saj që shërbyen në Kosovë

Haradinaj: Nuk do ta harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin Britanisë dhe ushtarëve të saj që shërbyen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova dhe populli i saj nuk do ta harrojnë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe të ushtarëve britanikë që shërbyen në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri në Ditën e Përkujtimit të Britanisë së Madhe për të gjithë të rënët e saj, në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore,  që u mbajt në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve britanikë, veçanërisht të atyre që humbën jetën në shërbim në Kosovë, ceremoni kjo e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.


Pasi bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore me emrat  e ushtarëve britanikë, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart ndihmën e pakursyer që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në gjitha etapat  e shtetndërtimit dhe konsolidimit, duke mos harruar edhe kontributin që kanë dhënë ushtarët britanikë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në vendin tonë.

Një fjalë para të pranishmëve e mbajti ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, i cili tha se sot kujtojnë të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti ata që shërbyen në Kosovë.

Të pranishëm ishin edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ambasadorë të akredituar në Kosovë, pjesëtarë të KFOR-it dhe personalitete tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori