LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Tirana tejkalon normat e BE-së për ndotje të ajrit

OBSH: Tirana tejkalon normat e BE-së për ndotje të ajrit

Tetë orë në ditë prej dy vitesh, Mimoza është në kontakt të përditshëm me pluhurat. Pagesa prej 20 mijë lekësh në muaj, nuk e bën të justifikueshme rrezikun serioz që i kanoset gjendjes së saj shëndetësore, kur kujdeset për Tiranën.

“Po edhe rruga e Elbasanit ka ngarkesë, me një fjalë çdo rrugë ka ngarkesë, por ça të bëjmë… e kemi për detyrë ta pastrojmë. Me një fjalë 7 të mëngjesit deri në 2”, shprehet Mimoza.


Kryeqyteti i Shqipërisë rezulton si qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit urban, sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për 2017, i cili nuk është kryer i plotë për shkak të mungesës së fondeve. Por ajo çka vihet re është tejkalim i normës vjetore së Bashkimit Evropian, raporton tch.

Trafiku i rënduar, lëvizja e automjeteve të vjetra, urbanizimi i popullsisë, etj., kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, duke sjellë probleme frymëmarrjeje në shëndetin e popullatës.

Por edhe ndërtimet pa kriter janë burim ndotjeje të cilësisë së ajrit. Pluhurat e punimeve mbërrijnë në ballkonet e pallateve. Me këtë nivel ndotjeje është e pamundur të lësh rrobat jashtë banese.

Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje, me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera. Megjithatë, kur lë shtëpinë, ndotja e ajrit është e pashmangshme.

OBSH vlerëson se 80% e vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës, 14% të vdekjeve nga sëmundjet e mushkërive, dhe 6% te vdekjeve nga kanceri i mushkërive, lidhen me ndotjen e ajrit urban.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori