LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se dy dekadash, Beastie Boys tregojnë kuptimin e këngës “Sabotage”

Pas më shumë se dy dekadash, Beastie Boys tregojnë kuptimin e këngës “Sabotage”
Beastie Boys (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Anëtarët e hip-hop grupit amerikan, Beastie Boys, i kanë botuar kujtimet, tregimet, anegdotat dhe fotografitë në “Beastie Boys Book”, ku mes tjerash kanë treguar se si kanë ardhur deri te realizimi i këngës legjendare “Sabotage”.

Për herë të parë kjo këngë është publikuar në vitin 1994 si pjesë e albumit “Ill Comunication”, ndërsa më pas është ripërpunuar në disa versione.

Asokohe ishte kënga e parë e albumit të ri, ndërsa pas lansimit u bë një hit i madh botëror.


Edhe pse dëgjohej në gjithë botën, nuk dihej se kush kë po e saboton në këngë, kush çfarë nuk mund të durojë dhe çfarë ishte planifikuar. Asgjë nuk u sqarua edhe pas publikimit të tekstit të kësaj kënge.

Dhe tani, pas 24 vitesh, ka ardhur përgjigja në biografinë e pazakontë me titull “Beastie Boys Book”, detaje nga e cila ka sjellë revista Rolling Stone.

Përgjigja qëndron në frymën e grupit dhe është po aq banale dhe tekanjoze, ndërsa i dedikohet producentit dhe ekspertit të zërimit, Mario Caldato Jr.

“Sabotage” flet për përpjekjet e grupit dhe producentit në realizmin e albumit të ri, ndërkohë që anëtarët e grupit përmes këngës e akuzojnë Caldaton se i ka ngadalësuar dhe se përpiqet të sabotojë dhe shkatërrojë veprat e tyre artistike.

Beastie Boys (Foto: Chris Farina/Getty Images/Guliver)

“Mendoja se ishte argëtuese të shkruaj një këngën për atë si Mario është ai që na ngadalëson, si përpiqet të shkatërrojë dhe sabotojë veprat tona të mëdha artisitke”, ka thënë Ad-Rock.

“Beastie Boys” ka qenë një grup i formuar në qytetin e New Yorkut në vitin 1981, ndërsa përbëhej nga Michael ‘Mike D’ Diamond (vokal, bateri), Adam ‘MCA’ Yauch (vokal, bas kitarë) dhe Adam ‘Ad-Rock’ Horovitz (vokal, kitarë). /Telegrafi/