LAJMI I FUNDIT:

J.Lo merr vëmendjen me dukjen e saj në klipin e ri

J.Lo merr vëmendjen me dukjen e saj në klipin e ri
Jennifer Lopez (Foto; Kevork Djansezian/Getty Images For dcp/Guliver)

Jennifer Lopez vazhdon ta mahnitë botën me dukjen e saj, ndërsa videoklipi i ri është një tjetër dëshmi se ajo është akoma joshëse edhe në moshën 49 vjeçare.

Në videon muzikore të këngës “Te guste”, të cilën e ka realizuar me Bad Bunny, J.Lo ka treguar figurën mbresëlënëse trupore, e veshur me kostum larjeje duke nxitur pëlqime të shumta nga fansat e saj.


Jennifer Lopez në klipin e këngës “Te guste” (Foto: YouTube/Jennifer Lopez)

“J.Lo po plaket mbrapsht”; “Sikur të jetë 25 vjeçare, çfarë mbretëreshe”; “Duket jashtëzakonisht mirë” – janë vetëm disa prej mijëra komenteve.

Lajmet për Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Lajmet për Jennifer Lopez

Videoja muzikore është lasnuar më 8 tetor në YouTube dhe deri më tani është shikuar shtatë milionë herë.

Jennifer Lopez në klipin e këngës “Te guste” (Foto: YouTube/Jennifer Lopez)

Në një deklarim të mëparshëm, këngëtarja ka treguar se sekreti i dukjes së saj qëndron në shmangien  kafeinës dhe alkoolit.

Njëherësh, ajo ka thënë se stërvitet rregullisht me pesha në palestër dhe se bën gjumë të mjaftueshëm.

Po ashtu, meritën kryesore për figurën e saj trupore e kanë edhe gjenet. “Në familjen time, linjat trupore gjithmonë i kemi fantastike. Kjo është vetëm një pjesë e kulturës sonë”, ka thënë më herët Lopez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori