LAJMI I FUNDIT:

Policia mbyll dy lokale të natës në fshatrat e Drenasit, aty punonin tetë femra të Shqipërisë

Policia mbyll dy lokale të natës në fshatrat e Drenasit, aty punonin tetë femra të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Sipas Policisë, plani operativ ka qenë me 9 dhe 10 nëntor, ku ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.

“Janë kontrolluar dy lokale, një në Komoran-Drenas dhe një në fshatin Orllat-Drenas. Gjithsej janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të Republikë së Shqipërisë dhe katër femra punëtore të Republikës së Kosovës. Shtetaseve të huaja iu janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm. Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit ‘Zastava’ e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek. Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gram.


Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi. /Telegrafi/