Publikohen pamjet se si u zbuluan 140 kilogramë drogë në veturën e policit serb (Video)
Njësia e Policisë së Antidrogës dhe Prokuroria Themelore e Pejës kishin marrë një informacion gjatë muajit shtator të këtij viti për një rrjet të trafikimit me narkotikë i lidhur mes Shqipërisë e Serbisë.
Për të bërë trafikimin me narkotikë, u përdorën disa makina të cilët bartnin sasi të mëdha të narkotikëve ndërsa të përfshirë në këtë skandal ishte edhe një polic serb.
Përderisa në qendër të Prishtinës po zhvillohej një protestë, ndaj presidenti Hashim Thaçi në po të njëjtën ditë kishte vendosur të vizitonte Liqenin e Ujmanit, grupi i trafikimit me narkotik kishte menduar se policia ishte fokusuar në këto dy ngjarje dhe rruga për të bërë transportin me narkotikë do të ishte e lehtë.
E kjo ide e grupit kriminal, nuk doli ashtu siç ishte menduar.
Në afërsi të qytetit të Istogut, në një pikë kontrolli policia ndaloi një makinë të dyshimtë.
Pamjet që transmetoi “Drejtësia në Kosovë” shihet deri sa ndalohet një veturë me rimorkio e cila dyshohej se po bartte drogë.
Prokurorja e rastit, Sahite Gashi, ka shpjeguar se çfarë po ndodhte me rastin.
“Jemi rrugës për në stacionin e Policisë së Istogut, nga të cilët njësiti për narkotikë kanë marrë informatë se janë ndaluar tre shtetas të Serbisë dhe tani të dyshuarit së bashku me automjetin me një rimorkio gjenden në stacion”, tha Gashi, përcjell Kallxo.com.
Policia kishte ndaluar veturën me targa të Serbisë, pasi ishte kualifikuar si e dyshimtë.
Tre të dyshuarit pas verifikimit dolën se janë shtetas të Serbisë ndërsa transportimin e drogës po tentonin ta bënin nga Shqipëria, drejt rrugëve të Mitrovicës për në kufi e më pas në Beograd.
Në pamjet ekskluzive mund të shihni se si policia gjatë kontrollit të makinës me rimorkio e cila ishte modifikuar, arrin të gjejë dhe konfiskoj një sasi prej 140 kilogramë drogë.
Detyra e policit ishte të ndihmonte grupin kriminal të barte narkotikët nga Shqipëria për në Beograd duke kaluar pengesat policore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rast i pazakontë i lajmërimit të rremë në Fushë Kosovë, denoncoi 17 herë një person në Polici për kinse vepra penale
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, por me temperatura të larta
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë