LAJMI I FUNDIT:

Meta dekreton ‘bastet’, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Meta dekreton ‘bastet’, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

Dekreti i Presidentit vjen pak javë pas miratimit të këtij ligji dhe brenda afatit kushtetues që kërkon presidentit të shprehet. Dekreti i fundit i presidentit për një ligj është ai i fillimit të gushtit dhe pas kësaj date të gjitha ligjet e tjera që ka votuar mazhoranca kanë kaluar në heshtje nga presidenti.

Ligji i ri për lojërat e fatit ishte një lëvizje ekstreme e qeverisë dhe kryeministrit Rama kundër industrisë së kumarit tepër problematike në Shqipëri.


Ndërsa pritej të nisnin efektet e ligjit të vjetër që parashikonte spostimin e pikave te basteve, qeveria me një lëvizje që shkaktoi mjaft debate vendosi që të gjitha bastet të mbylleshin, edhe ato online.

Ky vendim u shoqërua me lajmet se deputetet ishin kërcënuar nga eksponentë të krimit të organizuar të cilët kanë interesa direkte në industrinë e kumarit.

Përveç pasojave sociale tepër të rënda, bizhozi në Shqipëri është mënyra se si krimi i organizuar pastron paratë e trafiqeve./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori