LAJMI I FUNDIT:

Ademi-Serra: Maqedonia dhe Spanja i japin rëndësi marrëdhënieve miqësore midis dyja shteteve

Ademi-Serra: Maqedonia dhe Spanja i japin rëndësi marrëdhënieve miqësore midis dyja shteteve

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot (9 nëntor) në ambientet e Ministrisë së Kulturës zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorezo Serra.

Siç kumtojnë nga Ministria e Kulturës, në këtë takim bashkëbiseduesit kanë theksuar se Republika e Maqedonisë dhe Mbretëria e Spanjës i japin rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis dyja shteteve, që karakterizohen me shkallë të lartë të miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Ademi ka ministri Ademi ka theksuar se ky bashkëpunim është në nivel solid, ku prezantohet në vazhdimësi kultura spanjolle dhe ajo e Maqedonisë në të dyja vendet, duke shprehur me këtë rast edhe rëndësinë për thellimin e të njëjtit përmes shkëmbimit të ekspertëve, artistëve dhe projekteve. Ai ka propozuar edhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Filarmonive të të dyja shteteve, që do të kishte rezultuar me realizimin e projekteve dhe vizitave të përbashkëta të orkestrave dhe dirigjentëve.


Ambasadori Serra, nga ana tjetër, e ka theksuar mbështetjen e Spanjës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë. Ai, po ashtu, ai e ka informuar edhe për interesimin e Ministrisë së Kulturës të Mbretërisë së Spanjës për vendosjen e lidhjeve kulturore intensive, që do të kishte rezultuar me bashkëpunim më të madhe ndërmjet institucioneve nga sfera e kulturës, realizim të projekteve dhe shkëmbim të artistëve, e gjithë kjo me qëllim të promovimit më të madh të kulturës spanjolle dhe maqedonase në të dyja shtetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori