Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se Serbia nuk e kupton gjuhën që Kosova e ka zgjedhur për normalizimin të marrëdhënieve, por e kupton vetëm gjuhën e forcës, dhe atë të mbylljes së kufirit për prodhimet serbe.
Krasniqi thekson se agresiviteti nga Serbia e shtron si domosdoshmëri bashkimin e gjithë shqiptarëve rreth një Platforme të qartë politike në të gjitha raportet me Serbinë.
Sipas tij, mënyra se si po sillet Serbia, nuk e lënë asnjë hapësirë për vazhdimin e dialogut.
Reagimi i plotë i Krasniqit:
“Gjuha që ka zgjedhë Kosova për normalizim marrëdhëniesh-Nuk e kupton Serbia
Romakët e vjetër e kanë një shprehje: ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Romë’.
Ndoshta kjo shprehje na ndihmon për të parë, se ku po na çojnë të gjitha raportet (rrugët) e bisedimeve politike të gjashtë-shtatë viteve të fundit në mes Kosovës e Serbisë të zhvilluara me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar ?
Të gjitha bisedimet politike të udhëhequra nga Brukseli, të gjitha të ashtuquajturat marrëveshje politike, nga ajo e 19 prillit 2013 e në vazhdim, shumë zhvillime ekcesive që nga treni nacionalist serb, ndërtimi i murit të ura mbi lumin Iber, loja më rastin Gjuriqi, reklamat e Presidentëve në Liqenin e Ujmanit, 10% për mallrat serbe, “bisedimet” e djeshme në Bruksel, deklarimet e këtij viti të zyrtarëve të lartë të Beogradit, janë rrugë që asnjëra nga ato nuk çojnë në marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, janë rrugë të konfliktit të ngrirë, nëse jo të hapur.
Pse është kështu? Është kështu se nuk është zgjedhur gjuha që e kupton Beogradi zyrtar. Gjuha që është komunikuar që gjashtë vite e sidomos kjo e këtij viti, është gjuhë që nuk e kupton e as që donë ta kuptoj Beogradi. I gjithë rrugëtimi ynë, më shumë se 100 vjeçar, katërçipërisht e konfirmon ketë. Nuk është e rastësishme rruga e luftës çlirimtare që zgjodhëm në fund të shekullit XX. Ajo erdhi pas shumë përpjekjeve paqësore aktive e pasive dhe pas më shumë se 600 shekuj burgosjesh politike për shqiptarët.
Cila është gjuha që e kupton Beogradi?
Beogradi sot e kupton gjuhën e mos dialogut, gjuhën e mbylljes se kufirit Kosovë – Serbi për mallrat serbe, pasi kufiri nuk mund të jetë i hapur me vendin që ka qëndrim armiqësor të nivelit të lartë, që ka pretendime territoriale, që të pengon me të gjitha mjetet kudo ku arrin, që nuk e ka gatishmërinë që të të njoh dhe që nuk është as i gatshëm të distancohet nga politikat e gjenocidit të përsëritura disa herë në shekullin XX, e sidomos nga politika e regjimit të Millosheviqit. Fjalimi i fundit i Vuçiqit në Mitrovicë e konfirmon ketë. Ne, nuk duhet që t’i japim zjarr kësaj çështjes se dialogut, kur në Beogradin politik nuk ka as shenja minimale për njohje e normalizim.
Ky agresivitet që vije nga Serbia e shtron si domosdoshmëri bashkimin e gjithë shqiptarëve rreth një Platforme të qartë politike në të gjitha raportet me Serbinë. Mënyra se si po sillet Serbia, nuk e lënë asnjë hapësirë për vazhdimin e dialogut. As politika e Brukselit nuk është duke dhënë shenja që ne duhet t’ju besojmë. Mos liberalizimi i vizave është shenjë e keqe! A nuk nxituam kot me demarkacionin e kufirit më Malin e Zi me premtimin për liberalizimin e vizave? Kjo gjendje e ky realitet i krijuar, dy shtetet shqiptare i obligon që të nisin një fillim të ri për zhvillim e siguri në nivel kombëtar!
Madje, mënyra se si është biseduar jangra-jungra që sa muaj në Kosovë (sidomos nga i pari i vendit), pa asnjë kujdes, siç ishin deklarimet e tija, për korrigjimin e kufirit, për demarkacionin, për shkëmbim territoresh etj. etj., ishte gjuhë jo vetëm inferiore, por ishte nënshtruese dhe e qulltë e në ndonjë rast e mbështjell me patriotizëm. Kjo gjuhë e komunikimit urgjentisht duhet të ndërpritet dhe kjo duhet bërë shpejtë e pa ekuivokë.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se si loja me kufirin dhe kjo për normalizimit e marrëdhënieve më shtetin që ka qëndrim armiqësor të nivelit të lartë, nuk është pronë e asnjë individi, cilido qoftë ai! Përgjegjësit kryesor që na ka sjellë në ketë gjendje nuk duhet besuar më! Një fillim i ri është i domosdoshëm!
Duhet ta dimë se jo vetëm luftërat e fundit në hapësirën e ish Jugosllavisë kanë treguar se, politika serbe nuk njeh gjuhë tjetër veç gjuhës së forcës! Kush nuk e ka kuptuar ketë, kudo që të jetë, në Kosovë apo në BE, do të thotë se ai apo ata nuk kanë kuptuar asgjë! Ata nuk kuptojnë as tani!
Dialog po, por vetëm mes të barabartëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A