LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme

Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Thaçi pas takimit me Mogherinin ka thënë se është folur për dinamizmin e dialogut me Serbinë.


“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizmin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Pas këtij takimi pritet që Mogherini të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe më pas pritet të ketë një takim trepalësh.

Thaçi në Bruksel: Do të jetë e vështirë, por do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshje (Video)
Lexo po ashtu Thaçi në Bruksel: Do të jetë e vështirë, por do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshje (Video)

Më herët, para gazetarëve Thaçi ka thënë se në takimin e së enjtes me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obliguese.

Ai më tutje ka thënë se nuk do të jetë e lehtë rruga deri të arritja e marrëveshjes, duke theksuar se kjo është mundësia më e mirë për të ecur drejt rrugës euroatlantike./Telegrafi.