LAJMI I FUNDIT:

SHBA e interesuar të ndihmojë Kosovën për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

SHBA e interesuar të ndihmojë Kosovën për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara përfshirë këtu analisten për marrëdhënie ndërkombëtare në Departamentin e Punës, Teodora Mladenoviq.

Në këtë takim u diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimi i punës tek fëmijët, në veçanti format e rrezikshme të punës.


Reçica informoi  Mladenoviq për situatën dhe veprimet konkrete që janë duke u ndërmarrë lidhur me eliminimin e punëve tek fëmijët.

” Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar në lexim të parë në Parlament dhe shpresoj, se së shpejti do të jetë në lexim të dytë. Mirëpo pavarësisht këtij projektligji, MPMS është duke ndërmarrë veprime konkrete me institucionet tjera relevante, për të adresuar këtë problem”, tha Reçica.

Mladenoviq  falënderoi Ministrin Reçica për informacionet e ndara, lidhur me veprimet që po ndërmerren për këtë çështje dhe kërkoi që Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve të miratohet në parlament, pasi që është një ligj me rëndësi.

Ajo theksoi se Departamenti i Punës i Shtetit Amerikan është i interesuar të ndihmojë institucionet e Kosovës, lidhur me veprimet e MPMS, me projekte konkrete në adresimin e çështjes së mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.

Reçica dhe  Mladenoviq u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë mes MPMS-së dhe State Departamentit Amerikan të Punës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori