LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Juridikut certifikohen për zgjidhje të suksesshme të dilemave ligjore

Studentët e Juridikut certifikohen për zgjidhje të suksesshme të dilemave ligjore

Punëtoria dyditore mbi pedagogjinë ligjore, që për herë të parë në shtetin tonë u mbajt në UBT, në ditën e dytë mblodhi edhe studentët e Fakultetit Juridik, të cilët bashkë me profesorët e tyre, trajtuan dhe arritën në zgjidhje dilemave të shumta ligjore, të fokusuara në problemet që lidhen me kujdestarinë e fëmijëve në situata të ndërlikuara ligjore.

Realizimi i kësaj punëtorie  u mundësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Mes ofrimit të zgjidhjeve alternativave të shumta të rasteve të trajtuara, studentët e UBT-së arritën që me sukses të plotë të trajtonin dhe të zgjidhnin secilin rast të sjellë nga profesorët e Ohio Northern University, Howard Fenton dhe Kevin Hill.


Punëtoria u përmbyll me certifikimin e studentëve pjesëmarrës nga ana e dekanes së Fakultetit Juridik në UBT, prof. dr Jorida Xhafa dhe nga profesorët, Fenton dhe Hill, teksa pjesëmarrja në një punëtori të tillë u konsiderua nga studentët si shumë e nevojshme dhe një përvojë e paprovuar më parë, të cilën synojnë që ta shfrytëzojnë në të ardhmen, kur edhe do të përballen me raste të ngjashme në realitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Lajme

"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Lajme
​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

Lajme
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Lajme
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Drejtësi
Kalo në kategori