Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke komentuar vendimin e Qeverisë për 10 për qind taksë doganore për mallrat e Serbisë, ka vlerësuar se liria e lëvizjes dhe qarkullimi i lirë i mallrave, si të drejta elementare të njeriut dhe si garantues të zhvillimit ekonomik në Kosovë po dhunohen brutalisht nga Serbia, e ndihmuar nga një pjesë e burokracisë së vendeve të BE-së, biznesmenët e kriminalizuar kosovarë dhe një pjesë e kriminalizuar e politikës vendore.
KMDLNj nëpërmjet një komunikate thotë se Serbia ka bërë 100% bllokadë politike Kosovës dhe ka propozuar që kjo taksë të rritet në masën së paku 50% sikur që të zbatohet 100% reciprociteti me Serbinë dhe për këtë beson se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës , pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.
“Vendosja e taksës doganore prej 10% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është një veprim simbolik , afatshkurtër dhe më shumë një blof politik për faktin se ndaj Serbisë dhe Bosnjës është dashur të vendosen taksa në nivel që Serbia dhe Bosnja e dëmtojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe kjo është dashur të vendoset që nga koha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kur Serbia nisi një luftë të hapur për shkatërrimin e Kosovës , si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm”.
Sipas këtij këshillit, Bashkësia ndërkombëtare është treguar e padrejtë ndaj Kosovës duke e lejuar Serbinë të ndërhyjë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të një shteti, pavarësinë e së cilit e kanë njohur pjesa dërmuese e këtyre shteteve. “BE po përdorë standarde të dyfishta dhe është dyfytyrëshe edhe sa i përket liberalizimit të vizave duke vendosur kushte shtesë për Kosovën e të cilat nuk ishin kusht për asnjë shtet të Ballkanit dhe duke e shtyrë liberalizimin e vizave drejt kushtëzimit për lëshime politike që përmbajtësisht e dëmtojnë Kosovën”.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar që taksa për produktet serbe dhe nga Bosnja të rritet edhe më shumë.
“KMDLNj ka propozuar që kjo taksë të rritet në masën së paku 50% sikur që të zbatohet 100% reciprociteti me Serbinë dhe për këtë besoj se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës , pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë”, thuhet në letrën e KMLDNJ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'