LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët në rezidencën e Ibrahim Rugovës paguhen nga buxheti, Haradinaj kërkon kontrata për ta

Punëtorët në rezidencën e Ibrahim Rugovës paguhen nga buxheti, Haradinaj kërkon kontrata për ta

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar nga ministri i Kulturës dhe ai i Financave që 12 punëtorëve të rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata punojnë me kontrata mbi vepër

“A është e mundur që ky staf nga kontratat e përkohshme me kalu në kontrata të përhershme”, tha në mes tjerash Kryeministri Haradinaj në kërkesën e tij.

Për ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, kjo gjë është e mundur, mirëpo duhet hapur konkurs.


“Sa i përket 12 punëtorëve në rezidencë ata janë me kontrata të veçanta, kështu i kemi gjetë, kështu janë duke punuar. Sa i përket kalimit në kontrata të rregullta, këta punëtorë do duhet t’i nënshtrohen një konkursi për pranim”, tha ministri Gashi gjatë mbledhjes së Qeverisë, raporton Kallxo.com.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza tha se edhe nëse kalojnë në punëtorë me kontrata të rregullta shpenzimi i buxhetit është prapë i njëjtë.

“Kjo ka ndikim buxhetor neutral, vetëm ndërron forma. Nëse MKRS merr vendim me i kalu në punëtorë të përhershëm dhe pastaj ndërrohen pozicioni i buxhetit, nga mallra e shërbime kalojnë në paga dhe mëditje. Ndikimi i shpenzimit është i njëjtë”, tha Hamza.

Shtvpia e cila për disa vjet kishte shërbyer si zyrë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, tani është shtëpi banimi e bashkëshortes dhe pasardhësve të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori