Çanta bartëse, kartolina dhe kuleta me filigran, vath e varëse, janë disa nga produktet të cilat grupi i grave të komuniteteve të ndryshme, në Fushë Kosovë, i punojnë me shumë dashuri.
Vjollca Berisha, ka gjashtë vite që është pjesë e projektit “Sa-punë”. Ajo ka thënë se ideja për t’u bërë pjesë e tij erdhi krejt rastësisht.
“Na kanë ofrua mundësi të mira boll. Na kanë thënë se nëse i dërgojmë fëmijët në shkollë do të keni punë, nëse nuk shkojnë mundeni me dalë nga puna. Por, tash pasi po i dërgojmë fëmijët në shkollë po kemi punë”, deklaroi punëtorja Vjollca Berisha.
Me plot vullnet, ato punojnë pa u ndalur, sepse produktet e tyre kalojnë jashtë tregut kosovar. Tashmë ato janë pjesë të tregjeve të Britanisë së Madhe dhe Amerikës.
Edhe Heteme Avdiu, është pjesë e grupit qysh edhe kur ka filluar ky projekt. Ajo ka thënë se është një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për të, por për gjithë familjen e saj.
“Punojmë prej gjashtë viteve në këtë punë. Në fillim kemi punuar me sapuna tash po vazhdojmë më qirinj. Kepim edhe çanta. Na kemi dëshirë më punue pasi nuk kemi të ardhura tjera”, thotë punëtorja tjetër Heteme Avdiu.
Projekti “Sa-punë”, menaxhohet nga shkrimtarja britanike Elizabeth Goëing, e cila që nga viti 2012, ka hap dyert për këto gra.
Koordinatorja e projektit, Altinë Nika, ka thënë se ky biznes ka të punësuara nga komunitete të ndryshme, ndërsa kushti kryesor për punësimin e tyre ka qenë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
“Ky projekt tashmë është shndërruar në një biznes social. Për momentin kanë ndryshuar edhe produktet por edhe gratë më të cilat kemi punuar. Kemi dy targete kryesore. I pari është punësimi i këtyre grave sidomos, gratë e Fushë Kosovës. Kushti i dytë është që këto gra t’i dërgojnë fëmijët në shkolla në mënyrë që të jenë të punësuara te “Sapunë”. Produktet ton shkojnë në Londër kryesisht, por ka raste kur kemi kërkesa edhe nga SHBA”, deklaron Altinë Nika- Koordinatore në “Sa-punë”.
“Sa-punë”, ka të punësuara edhe katër gra të tjera, në qytezën e Janjevës.
Vjollca Hetemi, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur, që përveç që i është dhënë mundësia për punësim, ajo falë kësaj, po mundet të krijoje një te ardhme për fëmijët e saj./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?