LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore për përgjimet e paligjshme, ish-funksionarët qeveritar në bankën e të akuzuarve

Seancë gjyqësore për përgjimet e paligjshme, ish-funksionarët qeveritar në bankën e të akuzuarve

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Shënjestra-Fortesa” të Prokurorisë Speciale, për përgjimet e paligjshme.

Në seancën e fundit fjalët hyrëse i dhanë prokurorët dhe të akuzuarit, të cilët deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Xheneta Begtoviq e ndau procesin për të akuzuarit Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski dhe Gordana Jankulloska, të cilët mungonin në seanca dhe vendosi që të gjykohen në mungesë. Grujevski dhe Boshkovski ndodhen në paraburgim në Athinë, ndërsa Jankulloska më herët ishte shtatzënë.


Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit, Vlladimir Varellov nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe presë persona tjerë nga kjo drejtori.

Të akuzuarit në lëndët e përbashkëta “Shënjestra-Fortesa” dyshohen se kanë kryer përgjime të paligjshme të cilat LSDM në kohën kur ishte opozitë i publikoi si të ashtuquajtura “bomba”.

Sipas PSP-së, të akuzuarit përveç përgjimeve të paligjshme kanë shkatërruar edhe sistemin për përgjim të MPB-së, me çka kanë shkaktuar edhe dëm material në vlerë prej 1.418.879 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori