LAJMI I FUNDIT:

Videoja e fuqishme tregon se si vërtet duket sulmi i panikut, i cili godet shumë nëna të reja

Videoja e fuqishme tregon se si vërtet duket sulmi i panikut, i cili godet shumë nëna të reja

Gjithnjë e më shpesh flitet për depresionin pas lindjes dhe ndjenjat e pikëllimit, të cilat i shqetësojnë nënat e reja.

Për t’u ndihmuar nënave të cilat ndihen të izoluara, portali britanik Channel Mum ka publikuar videon e quajtur “Si duken vërtet sulmet e panikut”, transmeton Telegrafi.

Në videon treminutëshe nëna e dy fëmijëve, Sophie Mei Lan, flet për ndjenjat në mes të panikut, qan, lufton të arrijë të marrë frymë dhe e pranon: “Thjesht dëshiroj të jem këtu – nuk mund të përballem me të”.


Videoja është vepër e psikologes Emma Kenny, që ka zbuluar edhe disa të dhëna shkatërrimtare.

Prindërit janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj anksiozitetit, madje edhe nëse më parë nuk kanë pasur probleme me shëndetin mendor.

“Hulumtimi ynë ka zbuluar që 85 për qind e nënave vuajnë nga ndonjë lloj anksioziteti apo nga problemet e shtatzënisë edhe pas lindjes. Më shumë se gjysma fare nuk kanë qenë të paralajmëruara se çfarëdo të mundë t’u ndodhë”, shkruan Channel Mum.

Thonë edhe se si tri nga dhjetë nëna kanë së paku një sulm paniku, ndërkaq më shumë se një e katërta atë përvojë disa herë e kanë përjetuar, ndërkaq 23 për qind e tyre kanë pasur sulm të tillë para fëmijës.

Gjysma e nënave fshehin sulmet dhe kurrë nuk kanë pranuar para askujt se çfarë u ka ndodhur.

Dy nga pesë nëna frikësohen që të tjerët për këtë shkak do t’i gjykojnë, ndërkaq një e katërta frikësohen që fëmijët do të mund t’u merren nëse pranojnë një gjë të tillë.

Iniciuesi më i shpeshtë për sulme është ndjenja që nuk mund të përballen me të gjitha ato situata që i ndodhin, e cila shfaqet në 48 për qind të rasteve, derisa te 37 për qind të të anketuarave sulmet i ka shkaktuar ndjenja se nuk janë nëna mjaftueshëm të mira.

Simptomat më të shpeshta janë ndërprerja e frymëmarrjes me të cilën janë ballafaquar shtatë nga dhjetë nëna, ndërkaq 63 për qind nuk kanë mundur të kontrollojnë të qarët.

Tri nga pesë nëna atë ndjenjë e përshkruajnë si frikë të tmerrshme, ndërkaq 22 për qind madje në ndonjë moment kanë menduar edhe për vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori