Asnjë qytetar nuk mund të jetojë i lirë në Kosovë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.
Kështu u tha në një tribunë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në dyvjetorin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astri Dehari.
Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se Astrit Dehari ishte shembulli i një aktivisti të kësaj lëvizje, andaj sipas tij kërkesa e të gjithëve për vendosjen e drejtësisë është e pa kompromis.
Ai tha se pa u zbuluar rasti i vdekjes së Astrit Deharit dhe pa u ndëshkuar përgjegjësit, asnjë qytetar nuk mund të thotë se jeton i lirë dhe në një shtet të së drejtës.
“Asnjë zyrtar nuk është ndëshkuar, as për veprimet e as për mosveprimet e tyre, as për shkelje të ligjit, e as për mos zbatim të ligjit Në luftën tinëzare dhe shtypëse ndaj lëvizjes, pashmangshëm që nuk do të mungonin goditjet. Këto goditje regjimi i ka orientuar drejt aktivistëve si Astriti që modelin e aktivistit shembullor ta bëjë shembull të lëvizjes. Astriti jo vetëm që do të arrestohej në mënyrë arbitrare, por dhe në burg do t’i nënshtrohej presioneve të ndryshme”, tha ai, raporton KP.
Ndërsa, shefi i qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia tha se Astrit Dehari si ri në VV ka qenë shumë i angazhuar për zhvillim dhe ndryshime në vend.
“Shqetësim i tij ishte sistemi e në veçanti sektori i shëndetësisë dhe pabarazia që ka pasur ky sistem. Për një 20-vjeçar që ishte në atë kohë, rezonimi i tij karshi këtyre problemeve në këtë sektor ishte i jashtëzakonshëm”, tha Vitia.
Gjatë ditës, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje u vendos një pikë mobile e transfuzionit të gjakut për dhurimin e gjakut.
Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti tha se kjo iniciativë për dhurimin e gjakut është më e pakta që mund të bëjnë për nder të aktivistit Dehari.
“Sot, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij, mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor të vitit 2016, ne në kujtim të tij dhe për nder të tij, mu sot në Lëvizjen Vetëvendosje e kemi organizuar këtë dhënie vullnetare të gjakut me aktivistë, anëtarëve tanë dhe qytetarëve të tjerë”, tha Kurti.
Ndërsa, Albana Gashi, menaxhere për promovim të dhurimit vullnetar të gjakut në Qendrën Kombëtare të Kosovës për transfuzion të gjakut, u shpreh e kënaqur me këtë iniciativë, duke thënë se nevoja për dhurim të gjakut është shumë e madhe.
“Gjithmonë janë të mirëpritura gjitha organizimet vullnetare të dhurimit të gjakut. Ne organizojmë në gjitha institucionet e Kosovës këto aktivitete për dhurime të gjakut, duke përfshirë shkollat, fakultetet, kuvendet komunale, ministri, gjithë vendet ku njerëzit janë të vetëdijshëm dhe e dinë rëndësinë e dhurimit të gjakut ne organizojmë aksione të tilla”, tha Gashi.
Ndryshe, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos