LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen parkingjet në Komunën Qendër

Shtrenjtohen parkingjet në Komunën Qendër

Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingje në Komunën Qendër” e ndryshoi ndarjen zonale të vendeve të parkimit në të frekuentuara. Në të ardhmen, parkingjet në “Lagja e Dibrës”, nga zona 1 do të kalojnë në 01, dhe për një orë parkim do të paguhet 50 denarë në vend të 40 që ishte deri tani. Në zonë më të lartë hynë edhe parkingjet “Bunjakovec” dhe “Kapishtec” të cilët nga zona e 2 do të kalojnë në zonën 1. Këtu në vend të 30 denarëve për një orë do të paguhet 40 denarë.

Me ndryshimin e zonës, në këto parkingje do të ndryshohet edhe kufizimi kohor për shfrytëzimin e parkingjeve, mënyrë e pagesës së parkingut dhe mënyrën e shfrytëzimit të kartës së parkimit preferencial për subjekt dhe i punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Me këto ndryshime, thonë nga ndërmarrja publike “Parkingje në Komunën Qendër”, do të arrihet organizim më i mirë i parkingjeve dhe do të vendoset kontroll më i madh në parkingjet e komunës. Për informimin më të shpejtë të qytetarëve për ndryshimet e ndarjeve zonale, kjo ndërmarrje publike do të vendos 99 tabela të informimit, ndërsa në ditët e ardhshme do të vendoset edhe tabela të reja, që në mënyrë të dukshme do t’ua lehtësojë shfrytëzimin e shërbimeve qytetarëve, ndërsa tabelat e reja informative do të jenë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze dhe në to do të ketë informacione për zonën, sektorin, koha maksimale e lejuar, mënyra e pagesës dhe çmimi i parkingut në orë.

Vendimi për miratimin e rregullave të reja për shfrytëzimin e parkingjeve publike është sjell nga Këshilli drejtues i NP “Parkingjet e Komunës Qendër”, dhe u votua në seancën e fundit në Këshillin komunal të Komunës Qendër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori