Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për një president polarizues. Kanë ngelur vetëm 48 orë deri në zgjedhjet e së martës. Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, ka planifikuar dy për sot dhe tre të tjerë për nesër. Ndërkohë, ish-presidenti Obama do të mbajë fjalim sot në mbështetje të demokratëve në Çikago.
Tashmë vetëm 48 orë kanë ngelur para zgjedhjeve vendimtare për Kongresin amerikan. Dhe figura nga të dyja palët, vazhdojnë turnetë nëpër vend. Presidenti Trump është në segmentin e fundit të një fushate që do të përfshijë gjithsej 44 qytete.
Të shtunën, ai ishte në shtetet e Montanës dhe Floridës:
“Unë e dua shtetin e Floridës. E duam shumë gadishullin”, tha presidenti Trump gjatë një tubimi.
Sot, do të marrë pjesë në tubime në Xhorxhia dhe Tenesi…dhe nesër në shtetet Indiana, Ohajo, dhe Mizuri.
Presidenti foli për ekonominë, por pranoi se njerëzit reagojnë më shumë kur flitet për imigracionin dhe sigurimin e kufirit.
“Mund të flasim për ekonominë, por e dimë sa mirë po shkon. Ne duhet të zgjidhim probleme” tha ai.
Ndërkohë një karvan emigrantësh është ende 1100 kilometra larg nga kufiri i Shteteve të Bashkuara…
Presidenti e ka përdorur atë si pikë mbështetëse:
“Demokratët po inkurajojnë hapur miliona të huaj të paligjshëm për të shkelur ligjet tona, sovranitetin tonë, të kapërcejnë kufijtë tanë dhe të shkatërrojnë kombin tonë në shumë mënyra….Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”.
Disa demokratë e quajnë karvanin një çështje humanitare dhe…në një sondazh të ABC News dhe Washington Post-it, 47 për qind e të anketuarve thanë se ata kanë besim tek demokratët për të menaxhuar sigurimin e kufirit, ndërkohë që 49 për qind thanë se kanë besim tek republikanët.
Në shtetin e Ohajos, ish-nënpresidenti Joe Biden u shpreh se zgjedhjet janë një referendum për udhëheqjen e Trump-it.
Votuesit e kanë marrë seriozisht mesazhin…rradhë të gjata ka patur nga Nevada në Karolinën e Veriut, demokratë dhe republikanë duke votuar herët:
“Unë do të jem i zënë me punë të martën, nuk mund të jem në gjendje të votoj. Por po votoj tani se nuk dua të humb shansin”, thotë një votues.
Numri i atyre që do të votojnë ka gjasa të jetë përqindje historike…numri i atyre që kanë votuar herët është dyfishi nga katër vjet më parë…. /VOA /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin