LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Obiliqit ndihen të rrezikuar nga zjarret në afërsi të KEK-ut

Banorët e Obiliqit ndihen të rrezikuar nga zjarret në afërsi të KEK-ut

Gjatë mesditës sot ka ndodhur një zjarr i madh fushor në hapësirat e KEK-ut, me ç’rast, përveç barit janë djegur disa shirita dhe trafo të vjetra.

Kjo ka shkaktuar panik të madhe tek banorët për rreth. Ata në kushte anonimiteti, kanë thënë se janë ndier mjaft të rrezikuar nga ky zjarr, për shkak të tymit që sipas tyre është kancerogjen.

Banorët shprehen mjaft të revoltuar me KEK-un. Ata u shprehen se nuk është hera e parë që po ndodhin zjarre të tilla.


Ata theksuan se brenda objektit të termocentralit nuk ka drejtë të hyjë asnjë person që nuk është pjesë e stafit, për këtë arsye sipas tyre, zjarri është ndezur nga pjesëtar të stafit.

Drejtori për komunikim në KEK, Skender Bucolli i tha KosovaPress-it se ky zjarr ka qenë larg termocentraleve dhe nuk ka paraqitur problem për operim.

“Zjarri ka qenë në zonën e Metalkosit dhe pavarësisht që kanë qenë larg termocentraleve, të gjithën njësitë intervenuese kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë fikjen e zjarrit, edhe pse nuk ka paraqit problem në operim ditorë”, ka thënë ai.