LAJMI I FUNDIT:

Berisha e Xhaferi bisedojnë për transformimin e FSK-së në ushtri

Berisha e Xhaferi bisedojnë për transformimin e FSK-së në ushtri

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, u prit nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje, mundësitë për thellimin e tyre, si dhe angazhimi i të dyja vendeve për realizimin e qëllimit të përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.


Ishte konstatim i përbashkët se qeveritë kanë obligim që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve ti shndërrojnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet përparim plotësues në bashkëpunimin e përgjithshëm.

Ministri Berisha e njoftoi kryetarin Xhaferi me rrjedhën e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se FSK do të kontribuoj për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit.

Berisha ka folur edhe për aktivitetet në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, të cilin e vlerësoi si tejet pozitiv dhe dinamik, me perspektivë për avancimin e tij.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka uruar Berishën për miratimin e Ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky ka qenë një lajm i mirë për Maqedoninë. Ai ka premtuar edhe më tej përkrahje të parezervë nga ana e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale por edhe përkrahje në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori