LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia përmes korruptimit të shteteve po sulmon shtetësinë e Kosovës

Hoxhaj: Serbia përmes korruptimit të shteteve po sulmon shtetësinë e Kosovës

Pas lajmit për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Dominikas, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Serbia po vazhdon ta shfrytëzojë korrupsionin dhe diplomacinë e pistë për ta minuar shtetësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po punon në mënyrë agresive për ta destabilizuar rajonin dhe për ta humbur besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoxhaj tha se veprime të tilla duhen dënuar nga Bashkimi Evropian.


“Serbia edhe një herë po e përdor ryshfetin dhe diplomacinë e pistë në një përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar  stabilitetin rajonal dhe për të shkatërruar besimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian duhet të dënojë veprimet e tilla”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/