LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin u arrestua në New York, pasi u përlesh me një person për parking

Alec Baldwin u arrestua në New York, pasi u përlesh me një person për parking
Alec Baldwin (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Aktori i famshëm, Alec Baldwin është arrestuar në qytetin e New Yorkut, pasi dyshohet se ka lënduar dikë në një mosmarrëveshje për një vend parkimi të premten.

Baldwin, i cili portretizon Presidentin Donald Trump në “NBC’s Saturday Night Live”, u arrestua nga anëtarët e seksionit të gjashtë të Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Mosmarrëveshja e parkimit ndodhi në Rrugën e 10-të Lindore, thanë burimet e policisë në New York.


Alec Baldwin (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images/Guliver)

Një dëshmitar i tha TMZ se Baldwin bërtiti me të shara gjatë përleshjes për parking.

DailyMail arriti tek ABC për të marrë një koment mbi këtë ngjarje, pasi shfaqja e re e Baldwin, “The Alec Baldwin Show”, u shfaq më 14 tetor.

Alec Baldwin (Foto: Gonzalo Marroquin/Getty Images/Guliver)

DailyMail po ashtu ishte në vendin e ngjarjes pas incidentit dhe kishte arritur të merrte informacione nga një dëshmitar okular i intervistuar.

“Policia e morën atë në makinën e tyre”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se nuk mendonte se personi tjetër i përfshirë në luftë e dinte se ishte Baldwin që e goditi atë. /Telegrafi/

Alec Baldwin (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)