Ai njihet për hitet e tij të mëdha dhe videoklipet e shumta, por tashmë ka konfirmuar talentin e tij për produksionet filmike.
Dhe, Eminemi ka promovuar siç është më së miri filmin e tij duke rezervuar të gjitha biletat e një kinemaje në Detroit për t’ua mundësuar adhuruesve në vendlindjen e tij që të shikojnë filmin falas këtë fundjavë.
Fenomeni i repit ka rezervuar të gjitha biletat për të premtën dhe të shtunën, kështu që përkrahësit e tij më besnik mund të shikojnë komedinë satirike, e cila flet për betejat e hip hopit.
Filmi titullohet “Bodied” kështu shfaqet falas në Detroit.
Eminemi është bashkë producent në filmin më të ri të tij.
Filmi ka për protagonistë Calum Worthyn si Adamin dhe një student të ri i cili shkruan një temë diplome për betejat e repit duke përfunduar me zbulim të pasionit të tij të ri për këtë gjë.
Në film marrin pjesë edhe Jackie Long, Shoniqua Shondai, Walter Perez dhe Cahrlamagne Tha God.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251