Pas botimit të librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga sociologu Rando Devole dhe drejtori i revistës Confronti, Claudio Paravati, tashmë historia e grave shqiptare do të vijë në një dokumentar në Itali.
Dokumentari do të realizohet në bashkëpunim me Ground Vista Pictures e regjisorin Riccardo Bianco, fitues e çmimit të parë me dokumentarin e tij “Nicu” në festivalin Around Film Festival të Berlinit, i cili sapo ka mbaruar dokumentarin e fundit “Brucia la sabbia”, xhiruar më 2017 në Siri.
Dokumentari do ndjekë nga afër situatën e grave në Shqipëri, për të kuptuar më mirë ato që jetojnë si migrante në Itali. Ideja e këtij dokumentari lindi pas suksesit që pati botimi i librit “Donne D’Albania” në Itali. Libri u prezantua në shumë qytete italiane dhe pati një interes nga shumë lexues mbi historitë e tyre. Prezantimi i parë i këtij libri ishte në nëntor të vitit të shkuar në Tiranë ku morën pjesë shumë personalitete të kulturës.
Por, dokumentari kërkon t’u tregojë lexuesve historinë e vërtetë të gruas në Shqipëri. Një histori që do të vijë përmes rrëfimeve të shumë grave që me jetën e tyre kanë dhënë një kontribut në shoqëri, apo në të shkuarën.
Autorët e këtij dokumentari do t’i gjejnë të gjitha ato femra që janë model suksesi nga veriu në jug të vendit, apo dhe ato që jetojnë në Itali për të parë se si është tashmë jeta e një gruaje në një vend që ka jetuar një nga sistemet më totalitare në Ballkan.
Skenari i dokumentari do të shkruhet nga dy kuratorët e librit, Claudio Paravati edhe Rando Devole, ndërsa producioni do kurohet nga Gerta Beqiri, një vajzë shqiptare që jeton në Itali për me shumë se dy dekada, por që gjithmonë ka kontribuuar në mënyrë aktive për komunitetin shqiptar në Itali. Gerta është dhe një nga autoret e librit “Donne D’Albania” dhe punon si producente, kontabiliste për kompanin Ground Vista Pictures. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit