LAJMI I FUNDIT:

Vdes punëtori në Malishevë, arrestohet një person

Vdes punëtori në Malishevë, arrestohet një person

Një person ka humbur jetën në fshatin Novosellë të Malishevës derisa po punonte te një person tjetër.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar një person pasi që me disa punëtorë ishte duke e ngarkuar një kamionetë.

Sipas Policisë viktima kishte shkuar vullnetarisht për t’i ndihmuar tashmë të dyshuarit dhe derisa po punonin kamioneta ka lëvizur dhe ka kërcyer, ka marr lëndime trupore ku edhe ka ndërruar jetë.


“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/