LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Qëndrimi i pozitës ka ndryshuar, por opozita u tregua e ngurtë

Limaj: Qëndrimi i pozitës ka ndryshuar, por opozita u tregua e ngurtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se qëndrimi i pozitës në raport me rezolutën për dialogun me Serbinë ka ndryshuar.

“Në shtator një pjesë e pozitës nuk kanë qenë të gatshëm të votojnë rezolutën e opozitës, ndërsa ne kemi qëndruar në sallë sepse kemi besuar se duhet votuar ajo rezolutë. Ndërsa para dy jave pozita ka ndryshuar qëndrim dhe ka përgatitur një rezolutë ku parashikohet edhe mos ndryshimi i kufijve. Është qe qartë që nga shtatori pozita ka ndryshuar qëndrim për rezolutën që parasheh mos prekje të kufijve”, është shprehur Limaj.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se nëse NISMA do të votonte sot rezolutën e opozitës do të sillte përçarje dhe jo unitet.


“Opozita na tha nëse jeni te gatshëm votojeni rezolutën tonë, nëse jo mos e votoni, ata nuk ishin të gatshëm të mos shtohet asnjë pikë në rezolutën e prezantuar nga ata”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se me Thaçin ka vetëm takime zyrtare, por raportet e së kaluarës dhe sukseset e arritura së bashku nuk mund të injorohen.

“Me Thaçin e Veselin kemi pasur suksese të përbashkëta në luftë, Rambuje, në fitoren e PDK-së, prandaj nuk mund të harrohen edhe këto gjëra”, tha Limaj.

Por, ai tha se liderët opozitar shumë më tepër do të dëshironin të bashkëpunonin me Thaçin se më të.

“Nëse bëhen bashkë të gjithë liderët e opozitës, shumë më lehtë do të pranonin Hashimin se mua. Ata nuk kanë problem me Presidentin, por më shumë me ne”, tha Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori