LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ dhe Komuna e Shtimes bashkërendojnë planet zhvillimore

KRU ‘Prishtina’ dhe Komuna e Shtimes bashkërendojnë planet zhvillimore

Zëvendëskryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Kujtim Xhelili, zyrtari kryesor financiar, Sokol Duraku dhe menaxheri i administratës, Islam Caka, gjatë takimit me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe përfaqësues të tjerë të komunës, kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijshëm për këtë komunë.

Gjatë takimit, gjithashtu është diskutuar për investimet kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet KRU “Prishtina”, borxhet e qytetarëve të kësaj komune ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune dhe gjetja e një formule vetëdijësimi për pagesa të shërbimeve në mënyrë të vazhdimit të investimeve në këtë komunë nga ana e kompanisë.

Komuna e Shtimes e kryesuar nga kryetari Ismajli, tha se me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë fuqishëm këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura.


Përgjatë diskutimeve të njëpasnjëshme, duke u zotuar për përkrahje të dyanshme, u dakorduan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht me ngritjen e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes komunës dhe KRU “Prishtina” me qëllim të bashkimit të projekteve investive mes vete si, zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm e ndërlidhur me rezervuar dhe ujëra nëntokësore si dhe pagesa të rregullta për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit në mënyrë që kjo kompani t’i rrisë investimet kapitale në këtë komunë. /Telegrafi/