LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Arsimi, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë

Haradinaj: Arsimi, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se arsimi është vendosur si një nga prioritetet e Qeverisë dhe këtë sipas tij e vërteton edhe buxheti i vitit që vjen, që parasheh shumën prej 300 milionë euro dedikuar arsimit, pra 12 për qind më shumë se në vitin që po e lëmë.

Haradinaj këto komente i bëri në ngjarjen “Roli i Prindërve në Arsimimin e Fëmijëve”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe GIZ.

Ai tha se para disa muajsh, nga një grup fëmijësh pati marr një peticion, ku kërkohej që arsimi të vendoset si prioritet.


“Edhe unë jam prind, por sot jam në një detyrë tjetër, në atë se çka ka bërë Qeveria që peticionin që e kam marr ta respektoj”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit Haradinaj për një arsim të mirë duhet respektuar profesorët, pedagogët, edukatorët, prandaj, sipas tij, me Ligjin për Paga, ata respektohen shumë, por prapë jo sa duhet, duke ditur se ata meritojnë shumë.

Kryeministri tha se arsimi është vendosur si një nga prioritetet kryesore të jetës dhe sipas tij këtë e vërteton edhe buxheti i vitit që vjen, që parasheh shumën prej 300 milionë euro dedikuar arsimit, pra 12 për qind më shumë se në vitin që po e lëmë.

“Qeveria, e cila jep më shumë buxhet për arsim, do të thotë që e ka me rëndësi atë”, tha Haradinaj, duke shtuar se njëkohësisht është rrit edhe buxheti nëpër komuna dedikuar arsimit në vlerë 185 milionë euro dhe kështu ato kanë 14 milionë më shumë se këtë vit.

Haradinaj tha ka mbetur shumë punë për t’u bërë, si programet, kurrikulat, menaxhimi i shkollave dhe mospolitizimi i shkollave.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se është bërë një punë shumë e mirë gjatë kësaj fushate për arsimim më të mirë dhe se duhet bërë gjithçka për fëmijët e Kosovës.

Boris Scharlowski, përfaqësues i GIZ – udhëheqës i projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor”, tha se sot po festohet përvjetori i fushatës për “Arsim më të mirë në Kosovë”, për ngritjen e arsimit si prioritet kryesor, ngase kjo ka të bëjë me perspektivën dhe të ardhmen e fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori