LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se nuk do ta shkarkojë zëvendësministrin e MAP-it

Haradinaj thotë se nuk do ta shkarkojë zëvendësministrin e MAP-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkarkojë menjëherë zëvendësministrin të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, pas ngritjes së akuzës në Prokurorinë e Prizrenit.

Ai e arsyetoi këtë se akuza e ngritur ndaj zëvendësministrit ka të bëjë me kohën sa ai ka qenë drejtor në Komunën e Prizrenit.

“Më vjen mirë që ligji po e bën punën e vet. Pra për këdo qoftë, nuk ka amnisti për askënd, veprim politik si tipin e shkarkimit, si ka ndodh me Cena, nuk do të ndërmarrë menjëherë, për shkak se duhet të shihet si është vepra, por nëse një zëvendësministër apo ministër dikush akuzohet në qeveri për detyrën që ia kam besuar, unë atëherë veproj menjëherë. Nuk ka lidhje a është zëvendësministër apo ministër të partisë sime a cilado parti, askush nuk ka amnisti në këto tema”, tha ai.


Prizren, aktakuzë kundër ish-drejtorit të Inspektorateve
Lexo po ashtu Prizren, aktakuzë kundër ish-drejtorit të Inspektorateve

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas homazheve pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, sot në ditëlindjen e 56-të tij.

Për heroin, Haradinaj ka thënë se po e nderojnë kontributin e tij dhe sakrificën që ka dhënë për lirinë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori