LAJMI I FUNDIT:

OPEC shton prodhimin e naftës për të ndalur rritjen e çmimit

OPEC shton prodhimin e naftës për të ndalur rritjen e çmimit

OPEC ka rritur prodhimin e naftës në tetor në nivelin më të lartë që nga viti 2016, ndërsa prodhimi më i lartë, i udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libia, më shumë kompensoi një ndërprerje të dërgesave iraniane, për shkak të sanksioneve të SHBA-ve.

Organizata 15-anëtarësh e Vendeve Eksportuese të Naftës ka prodhuar 33.31 milionë fuçi në ditë këtë muaj, një sasi kjo më e larta për të gjithë vendet e OPEC-ut, që nga dhjetori i vitit 2016.

OPEC pranoi në qershor të pomponte më shumë naftë, pas presionit të presidentit amerikan Donald Trump për të frenuar çmimet në rritje dhe për të kompensuar një mungesë të pritshme të eksporteve iraniane.


Çmimi i naftës arriti një nivel të lartë katërvjeçar prej 86.74 dollarë për fuçi më 3 tetor, por që atëherë është zvogëluar në 76 dollarë, pasi shqetësimet lidhur me furnizimet në rënie, u veniten.

“Prodhuesit e naftës duket se po i kompensojnë me sukses ndërprerjet e furnizimit nga Irani dhe Venezuela”, tha Carsten Fritsch, analist në Commerzbank në Frankfurt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori