LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pozitës dhe opozitës me qëndrime të ndryshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Deputetët e pozitës dhe opozitës me qëndrime të ndryshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përballur sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka thënë se subjekti i sa ka propozuar një rezolutë me gjashtë pika, ku njëra ndër to ka qenë edhe dialogu me Serbinë.

“Jemi munduar edhe gjatë verës që të gjejmë gjuhën e konsensusit për dialogun me Serbinë, dhe ka pasur edhe subjekte opozitare që u janë përgjigjur, por disa subjekte tjera kanë refuzuar të vijnë në këto takime”.


Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se subjekti i tij politik, në fillim nuk e ka marrë seriozisht deklaratën e Thaçit për kufijtë.

“Menduam se është taktik e bisedimeve për shkak të përvojës së tij politike, por kur Thaçi përmendi shkëmbimet e territoreve, e pamë se është ide e rrezikshme”.

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj ka thënë se në këto bisedime subjektet politike duhej të ishin bashkë, por sipas saj opozita më shumë po ka qëllim të shkojmë në zgjedhje se dialogun.

“Po shihet se një pjesë e opozitës, më shumë po do zgjedhje se dialogun me Serbinë”.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka deklaruar se duhet që platformat të votohen me 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

“Më e dëshirueshme do të ishte që marrëveshja finale me Serbinë, të delte në referendum”.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë se edhe pozita edhe opozita duhet të reflektojnë nga situata në të cilën ndodhet Kosova. Rugova tha LDK dhe VV kanë shprehur qëndrim se duhet vënë vijat e kuqe se çfarë nuk duhet biseduar me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje kanë dalur me një propozim që thjesht duhet të vihen vijat e kuqe se çka nuk duhet biseduar me Serbinë, dhe kështu të përçojmë një mesazh politik edhe te Serbia”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se deputetët e PSD po i mundësojnë qeverisë të funksionoj, ndërsa sot ata kanë vështirësuar kalimin e rezolutës me mungesën e tyre.

“Kur mbetën 54 deputetë, asnjëri nga 12 deputetët e PSD-së nuk ishte i pranishëm në sallë, gjë që e bëri të vështirë kalimin e rezolutës tonë”, tha Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori