Gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve në dialogun me Serbinë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë.
Pas kritikave që erdhën në drejtim të opozitës, për bojkotin në seancat e kaluara, Haxhiu u shpreh se PSD e kanë mundësuar funksioninimin e qeverisë.
“Kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë e kanë mirëmbajt këtë qeveri dhe vetëm paramendojeni një situatë kur opozita të gjitha subjektet politike nuk do të vinin në sallë, në asnjë seancë do të ishte e pamundur funksionimi i kësaj qeverie, prandaj vendi do të shkonte ne zgjedhje, por ata nuk janë të interesuar të shkojnë në zgjedhje, sepse e dinë që mandatet e vjedhura që sot i mbajnë nuk do t’i kenë asnjëherë, pra karriget e deputetit nuk do të mund t’i shohin më, prandaj nuk janë të interesuar të shkojnë zgjedhje, dhe janë në gjendje të pranojnë edhe këtë qeveri të skandaleve, vetëm e vetëm që vendi mos të shkoj në zgjedhje”, tha Haxhiu.
Ajo nuk e la me kaq, duke thënë se është e interesuar të di nëse Fatmir Limaj do të jetë kryesues i ekipit të dialogut, a do ta takonte ai Vuçiqin apo Hashim Thaçi, apo nëse do të kishte rolin e Edita Tahirit apo Avni Arifit.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bilall Sherifit nga Nisma, i cili me ironi u shpreh i gatshëm t’i përgjigjet “shkëlqesisë” Haxhiut në pyetjen e bërë.
“Unë nuk e di pse po e paragjykon kjo se a do të jetë Vuciqi, nga e di Albulena që do t’i udhëhiqte Vuçiqi bisedimet në emër të Serbisë, ndoshta ata e ndërrojnë në momentin kur ne e ndërrojmë, si dihet asaj, prandaj le të mos paragjykojmë, se kush vagon i kujt do të jetë, këqyrni mbani vagonët e juaj rend, që doni me mbet vetëm lokomotivë në vete pa asnjë vagon, në mënyrë që të mbeteni në Kuvend, se kështu qysh e keni nis, çdo vagon që nuk ju pëlqen me heq nga lidhja e juaj do të mbeteni vetëm lokomotivë”, tha Sherifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze