LAJMI I FUNDIT:

Chelsea interesohet për Suson

Chelsea interesohet për Suson

Chelsea i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues të Milanit, Suso.

Spanjolli ka qenë një nga lojtarët më të mirë gjatë sezonit të kaluar dhe në këto ndeshjet e para të këtij stinori nën urdhrat e trajnerit, Gennaro Gattuso.


Edhe pse po vazhdojnë negociatat mbi zgjatjen e kontratës, një numër i klubesh evropiane kanë filluar përgatitjet për të bërë oferta gjatë janarit.

Sipas TMW, në listë tani është përfshirë edhe Chelsea i drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri.

Klubi londinez është pretendentë për të fituar titullin këtë sezon dhe po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre gjatë dimrit.

Gattuso e kishte bindur Suson që mos t'i bashkohej Interit gjatë verës
Lexo po ashtu Gattuso e kishte bindur Suson që mos t'i bashkohej Interit gjatë verës

Suso, një produkt i të rinjve nga Liverpool, thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurove në kontratën aktuale.

The Reds besohet të jenë të interesuar në rikthimin e 24-vjeçarit në Anfield. Ndërsa, Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për futbollistin e shkëlqyeshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

La Liga
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

La Liga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Kalo në kategori