LAJMI I FUNDIT:

Veseli fton partitë ta hartojnë një rezolutë të përbashkët

Veseli fton partitë ta hartojnë një rezolutë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët.

Ai  ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.


“Ne këtë punë mund ta përfundojmë shumë shpejt për arsye se krejt ato diskutime çka u biseduan janë çështje për të cilat mund të ulemi bashkërisht edhe të bëhet një rezolutë dhe platformë e përbashkët. Nëse vërtetë po mendojmë për sovranitetin, integritetin e Republikës së Kosovës, nëse vërtet po mendojmë që si do të jetë e ardhmja e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Unë sot e pash një progres të jashtëzakonshëm edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për besë është lëkundje shkundje. Ejani të dalim me qëndrime bashkërisht mos të maltretojmë njëri tjetrin, mos ta fyejmë njëri tjetrin kemi me shkua në debat por frikësohemi katërçipërisht vetëm kemi zhgënjyer qytetarët më shumë“, ka thënë ai.

Sipas tij, sot shteti i Kosovës e ka vetëm një kundërshtare e ajo është Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.

Kryeparlamentari partive opozitare ua dha fjalën se çdo gjë që e parasheh Kushtetuta dhe që është në interes të shtetit do e përfshijnë në rezolutë, ndërsa sipas tij do jetë e papranueshme me e shkatërru shtetin për ego individuale.

“Nëse dëshironi bëhemi bashkë, për besë po mendojmë seriozisht nuk po mendojmë me e lu lojën politike në këtë aspekt po mendojmë si dëshironi ulemi çdo gjë çka e  parasheh Kushtetuta, çka mendoni se është në interes të shtetit të Republikës së Kosovës po ua jap fjalën se kemi me votua, ama me shkua me shkatërruar një shtet vetëm për hir të egove në kuptimin edhe me u marr me individë për besë, kjo është e papranueshme”, ka shtuar Veseli.

Ai tha se sot më me dëshirë do mbante seancë për liberalizimin e vizave pasi siç konsideron ai nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori