LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i ushqimit organik zvogëlon rrezikun e kancerit

Konsumimi i ushqimit organik zvogëlon rrezikun e kancerit

Ekspozimi i pakët i pesticideve dhe kimikateve mund të jetë çelësi për të zvogëluar rrezikun e disa llojeve të kancerit, sugjerojnë studimet.

Zbulimet tregojnë se të ushqyerit me ushqim organik mund të ndërpres rrezikun e kancerit, transmeton Telegrafi.

Shkalla e kancerit të gjirit dhe limfomës jo-Hodgkin ishte zvogëluar tek ata të cilët kishin shmangur më shumë ushqimin konvencional, sipas hulumtimeve të kryera me më shumë se 70,000 të rritur francezë.


Ulja e rrezikut mund të jetë për shkak se ata që hanë ushqim organik nuk janë të ekspozuar ndaj ushqimeve me pesticide dhe medikamente që përdoren për trajtimin e frutave të zakonshëm, perimeve, mishit dhe peshkut, sugjerojnë ata.

“Për shkak të ekspozimit të pakët ndaj pesticideve, mund të jetë hipotetikisht që ushqimet e larta organike mund të kenë më pak rrezik për zhvillimin e kancerit,” thotë kryeautorja Julia Baudry.

“Nëse të dhënat janë konfirmuar, promovimi i konsumimit të ushqimit organik në popullsi mund të jetë strategji mbrojtëse ndaj kancerit”.

Por Dr. Buadry e ka pranuar se një dietë e tillë nuk ka treguar efekt në rrezikun ndaj kontaminimit të kancerit të zorrëve ose të prostatës.

Të gjeturat e publikuara në gazetën JAMA International Medicine, vijnë bashkë në momentin kur janë rritur brengat për rreziqet shëndetësore të pesticideve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori