LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Thaçi mund të jetë duke testuar (Video)

Veseli: Thaçi mund të jetë duke testuar (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai është kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse këto pika përfshihen në rezolutën e opozitës PDK-ja, do ta votojë atë.

“Rezoluta e opozitës është e mangët. Ajo merret me një person. Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të ketë kompetenca ekzekutive, jo korrigjim të kufijve”.


Kryeparlamentari thotë se Thaçi me idenë e tij ka vënë në siklet disa politikanë që kanë përmendur bashkimin kombëtar.

“Presidenti ka dhënë një mendim që nuk është obligativ deri në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës nxjerr platformën e vet. Bartësit e institucioneve janë përgjegjës të sillen në konform të platformës së dalë nga Kuvendi i Kosovës”.

Veseli ka thënë se presidenti Thaçi është politikani më me eksperiencë të jashtme në skenën politike dhe nuk mund të bëj gabime, siç po mendohen.

“Thaçi ka përvojë politike që mund të jetë edhe duke testuar”, deklaroi Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori